Dea Amerikane “vjen“ në Tiranë, Ambasada njofton qytetarët: Denonconi rastet e drogës dhe pastrimit të parave

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me anë të një njoftimi në Facebook ka lajmëruar se Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet e trafikut të drogave të forta, apo pastrimit të parave.

 

 MESAZHI I AMBASADES

Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në ËhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: albania_DEA_tipline@state.gov. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.