Dasmë në shtëpinë e Big Brother VIP! Loredana dhe Jozi ‘martohen’

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 është organizuar një ceremoni festive, ku Loredana dhe Jozi janë shpallur “burrë dhe grua” në një dasmë simbolike mes banorëve.

Ceremonia u drejtua nga Valbona, e cila, me fjalët “Sot keni vendosur të jetoni si burrë e grua”, bëri kurorëzimin e çiftit. Lori dhe Jozi shkëmbyen unaza dhe puthje, ndërsa banorët festuan këtë moment me muzikë dhe urime.

Nga kjo dasmë munguan Laerti dhe Rozana, të cilët nuk ishin të ftuar nga çifti. Festimet vijuan me atmosferë të gëzueshme, ndërsa banorët e shtëpisë shijuan këtë event të veçantë.