Sonte në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4” do të zhvillohet një dasmë mes dy banoreve, Jozit dhe Loredanës.
Banorët kanë zgjedhur çiftin përmes një votimi, ku në garë ishin gjithashtu Egli me Gjestin dhe Krisa me Tirin, por në fund Jozi dhe Loredana morën më shumë vota.
Si dëshmitarë të ceremonisë, Lori ka zgjedhur Gertën dhe Danjën, ndërsa Jozi ka zgjedhur G Banin dhe Aldon. Megjithatë, çifti ka vendosur të mos ftojë në dasmën e tyre Rozanën dhe Laertin.
Ceremonia do të nisë sonte në orën 20:00 dhe pritet të sjellë momente argëtuese dhe surpriza për banorët dhe publikun.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ