Dasma shqiptare që shndërrohet në mbrëmje Champions, pamjet bëhen virale në rrjet

Një çift shqiptar, Besfort dhe Kaltrina, e kanë kthyer dasmën e tyre në një spektakël të veçantë, duke e përshtatur atmosferën e saj me atë të një mbrëmjeje të Ligës së Kampionëve.

Përpara fillimit të festës, dhëndri dhe shoqëruesit e tij, si dhe nusja me vajzat pranë saj, u rreshtuan si lojtarë futbolli, ndërsa në sfond luhej himni i Champions League. Ky moment unik nuk kaloi pa u vënë re dhe pamjet u bënë shpejt virale, pasi u shpërndanë nga “433”, një prej faqeve më të njohura në botën e futbollit.

Kjo ide kreative ka tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve, duke e kthyer dasmën e Besfortit dhe Kaltrinës në një fenomen ndërkombëtar.