Dashuri në ajër? Egli Tako shpreh ndjenja për Gjestin në BBV4: Nuk di si ta shpjegoj…
Banorja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, ka ndarë një moment shumë të sinqertë lidhur me shoqërinë e saj me banorin tjetër, Gjestin. Në një bisedë me Livian, Egli ka lënë të kuptohet se ndjen diçka më shumë për të.
“Nuk di ta shpjegoj se çfarë është, por thjesht e kam shumë xhan,” – u shpreh Egli, duke krijuar dyshime te publiku për një raport të veçantë që mund të lindë mes tyre.
Megjithëse ende nuk është e qartë nëse kjo është thjesht një afeksion i përkohshëm apo fillimi i një lidhjeje romantike, fansat tashmë po ndjekin me kureshtje zhvillimet mes dyshes brenda shtëpisë së famshme.