Dashnor Sula mes katër rrugëve! Braktis garën për deputet edhe me “Shqipëria Bëhet”

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e kandidatëve për deputet të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Palët nuk kanë arritur dakordësi se si do të bashkëpunonin në qarkun e Elbasanit.

Deputeti i PD, Sula ishte në listën e hapur të koalicioni, por nuk ka marrë garanci që nëse merr votat e mjaftueshme për të qënë deputet, pesë kandidatët e listës së mbyllur do ta linin mandatin.

Dashnor Sula nuk u përfshi as në listën e kandidatëve për deputet të PD.