Dashnor Sula: Ligjet kaluan për 5 minuta legalizimin e kanabisit, për Ahmetajn zvarritet seanca

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula me tone të forta nga Kuvendi nuk i kurseu kritikat për kolegët e tij socialistë. Ai tha se Kuvendi sot nuk duhet të vijonte me rendin e ditës, por të futej për diskutim çështja ‘Ahmetaj’.

DASHNOR SULA DEPUTET I PD-SË: Ju ka kapur arroganca, s’ju bën sytë tërr. Ai tjetri e nxori në tavolinë, që s’i vjen turp. Këtu ka arritur ku nuk thuhet ajo fjalë më. Të gjithë kemi gjynahet tona, edhe opozita. NE po ju themi; mbledhin këshillin e Mandateve, të miratojnë raportin. Ju merrni për 5 minuta vendimin për drogën. Po si keni arritur në këtë pikë?! E tha mirë Shalsi; ne vjedhim me lezet. Juve ju kap arroganca. Nuk na llogarisni, se kemi dhe ne gjynahet tona. Sot duhet të ishte përmbysur tavolina. Ça doni ju që të hyjë dhe opozita në burg? Çdo gjë e ka një fund. Nuk do jem nesër, do jetë zoti Koreshi. A jeni dakord që kërkesa e zotit Bardhi të votohet. Kaq po ju kërkojmë. Sot me hunjtë, me drurin që ka ndodhur, gojore gjithçka, nuk duhet të kishte parlament.

Në një postim në rrjetet sociale ai u shpreh se qeveria kërkon legalizimin, ndërkohë që Organizata e Kombeve të Bashkuara e rendit Shqipërinë si një nga vendet kryesore për prodhimin dhe transportin transit të drogave të forta si heroina dhe kokaina.

Deputeti Sula ka shtuar se nëse do të kishim kapacitete dhe institucione ligj zbatuese me aftësi te mjaftueshme, trafikantët nuk do lulëzonin dhe nuk do e përdornin Shqipërinë si një rrugë të sigurt për drogat edhe më të forta.