Dash Sula hidhet mbi punonjësit e gardës dhe tenton të futet në Kuvend

Deputetët e Rithemelimit vijojnë që të krijojnë kaos në parlament dhe këtë herë skena e dhunës është zhvendosur jashtë ambienteve të Kuvendit.

Dash Sula, deputet i grupimit të Bardhit, ka tentuar që të kapërcejë rrethimin e gardës në mënyrë që të futet në Kuvend.

Ai është hedhur mbi punonjësit i ndihmuar edhe nga kolegët, dhe ka tentuar të futet. Dash Sula nuk është pjesë e deputetëve të përjashtuar.