DASH publikon raportin: Shqipëria vatër për pastrimin e parave nga krimi i organizuar dhe korrupsionin, shembull Berishën

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për pastrimin e parave. Në këtë raport vendi ynë cilësohet si vatër për pastrimin e parave nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.Sipas raportit, për shkak të krimit të lartë dhe korrupsionit, ka prezencë të shtuar të pastrimit të parave.

“Pjesa më e madhe e pastrimit të parave në Shqipëri është e lidhur me trafikun e drogës dhe të qenieve njerëzore, mashtrimin me kontratat qeveritare, evazionin fiskal dhe kontrabandën.

Ekonomia shqiptare e bazuar kryesisht në para në dorë, kontrollet e dobëta kufitare dhe kontrolli i dobët doganor, lehtësojnë një treg të zi për mallrat kontrabandë. Kriminelët pastrojnë të ardhurat përmes blerjeve të pasurive të paluajtshme, projekteve të ndërtimit, kriptomonedhave dhe projekteve të tjera në fushën e biznesit”, thekson raporti.

DASH ka marrë si shembull të pastrimit të parave Sali Berishën. Në raport përmendet fakti i nisjes së hetimeve ndaj tij, teksa sipas amerikanëve, dhëndri i ish-kryeministrit përfitoi 5 mln dollarë nga afera “Partizani”. Po ashtu, përmendet dhe rasti i Lefter Kokës me inceneratorët.

“Në vitin 2023, SPAK ndërmori veprime që përfshinin arrestime dhe sekuestrim të pasurive të ish-zyrtarëve të nivelit të lartë. Në tetor SPAK njoftoi një hetim ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i sanksionuar nga SHBA për korrupsion sipas parashikimeve të nenit 7031(c) të Aktit të Ndarjeve të Departamentit të Shtetit,

Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Përafërta 2021, pasi dhëndri i tij përfitoi afro 5 milionë dollarë. SPAK arrestoi dhëndrin e Berishës për korrupsion dhe pastrim parash dhe sekuestroi pasuritë e tij.