Darmend Keli autori i vrasjes së Amarlido Hoxhallarit, del para gjykatës për masën e sigurisë

Darmend Keli, i cili dyshohet si autor i vrasjes së Amarlido Hoxhallarit, përballet sot me Gjykatën, për vlerësimin e masës së sigurisë. Para grupit hetimor, Keli ka rrëfyer se ka qenë ngacmimi që Hoxhallari i ka bërë të fejuarës, ai që ka çuar deri në ngjarjen e rëndë.

“Përcolla të fejuarën për tek parkimi dhe u ngjita për në shtëpi. Kur dola në ballkon pashë që një motor po e ndiqte dhe fliste duke e ndjekur paralel në makinë. I fola nga ballkoni më pas zbrita. Aty Amarildo Hoxhallari më ofendoi dhe më goditi. Pas përplasjes në një moment e godita me thikën që e kisha marrë nga shtëpia”, ka dëshmuar ai.