Darka private në Pallatin e Brigadave, Spiropali publikon fotot e pritjes për Macron dhe Zonjën e Parë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka publikuar disa foto nga darka private e organizuar në nder të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe Zonjës së Parë, Brigitte Macron, në Pallatin e Brigadave.

Në këtë pritje morën pjesë personalitete të njohura nga politika, arti dhe shoqëria shqiptare, përfshirë Kryeministrin Edi Rama dhe Zonjën Linda Rama.

“Një mbrëmje e veçantë✨ në praninë e Presidentit të Francës 🇫🇷 Emmanuel Macron, Zonjës së Parë Brigitte Macron, Kryeministrit Edi Rama dhe Zonjës Linda Rama, si dhe personaliteteve të shquara nga politika, kultura dhe jeta publike 🇦🇱,” shkroi Spiropali në postimin e saj.

Macron ndodhet në Shqipëri për pjesëmarrje në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, i cili u zhvillua një ditë më parë, ndërsa sot zhvilloi takime bilaterale me kryeministrin Rama.