DANI ALVES KËRKON MËSHIRË, TELEFONON BASHKËSHORTEN NGA QELIA

 

Me shpalljen fajtor për ngacmim seksual, Dani Alves duket se do të hedh në erë edhe marrëdhënien bashkëshortore me Joana Sanz. Braziliani rrezikon deri në 12 vite burgim por edhe divorcin me bukuroshen spanjolle. Një vendim i menduar për të cilin 29-vjeçarja e konfirmoi në rrjetin social “Instagram”, teksa shtoi se nuk ka zhvilluar ndonjë komunikim me mbrojtësin. Por, duket se ka qënë Dani Alves ai që ka bërë hapin përpara, pasi ka telefonuar nga burgu për t’i kërkuar mëshirë.

“Të lutem mos më lër vetëm tani” mësohet t’i ketë thënë 39-vjeçari, i cili e di se qëllimi i Joanës është të divorcohet. Lajmi nuk është konfirmuar ende nga modelja, e cila ka ngarkuar avokatët e saj për të përshpejtuar procesin. Avokatët e saj i kanë rekomanduar që të heshtë, pasi deklaratat e saj nuk e favorizojnë as atë e as Dani Alves, në një situatë shumë delikate. Ish-lojtari i Barcelonës dhe Juventusit akuzohet për përdhunim, ngjarje e ndodhur në një klub nate në Barcelonës, teksa ka një marrëdhënie me Sanz që prej vitit 2017.

Check Also

Zjarr para bashkisë, protestuesit iu vënë flakën gomave

Zjarr para Bashkisë së Tiranës. Protestuesit e mbledhur para bashkisë si çdo javë i kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *