Në gjyqin për Dan Hutrën autorin e vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave, njëra prej viktimave Etleva Kurti, motra e Vladimir Kurtit, ky i fundit është paraqitur në Gjykatën e Tiranës për të dhënë deklarime në cilësinë e dëshmitarit.
Seanca e kësaj të enjte është shoqëruar me tensione e tone të forta, teksa Kurti, refuzoi të jepte deklarime, duke i vendosur autorit të vrasjes së motrës së tij epitete, ndërsa tha se gjaku i saj nuk falet.
‘Gjaku i motrës sime nuk thahet, nuk e fal. Ai është vrasës, ka futur në dhe 4 gra, refuzoj të japë deklarime përballë këtij monstre’, deklaroi Vladimir Kurti në sallën e gjyqit, teksa në kafazin prej qelqi, Dan Hutra u shfaq i qetë dhe duke qeshur në një kohë që dëshmitari fliste.
Nga ana tjetër, Dan Hutra u shfaq i qetë. Seanca u shty për në datën 5 Dhjetor në orën 12:30, ku do të vijojë procesi gjyqësor për autorin e vrasjes së trefishtë, ngjarje të cilën e kreu pak ditë pas daljes nga burgu, më 1 Mars 2023, ku ishte dënuar për vrasjen e ish-bashkëshortes.