Dan Hutra, i arrestuar pesë herë për vepra të rënda penale

Dan Hutra, autori i masakrës së trefishtë të ndodhur këtë të mërkurë në Tiranë është arrestuar nga policia. 40-vjeçari është arrestuar në afërsi të landfillit të Sharrës. Autoritetet policore kanë sekuestruar edhe armën e krimit. Hutra dyshohet se vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, në 3 vende të ndryshme të kryeqytetit.

Ngjarjet ndodhën në 3 vende të ndryshme, në një hark të shkurtër kohor. I armatosur me thikë dhe armë zjarri, Dan Hutra lëvizte me makinë. Fillimisht shkoi në Astir. Atje plagosi me thikë 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi. Ishte vetë kjo e fundit e cila pranoi që ishte plagosur prej Hutrës. Për policinë, gruaja tha se me autorin e dyshuar kishte njohje të mëparshme. Ai kishte shkuar në biznesin e saj për t’i kërkuar para, një veprim që sipas 40-vjeçares, e bënte herë pas herë.

Hutra nuk u ndal, por me makinë shkoi drejt Paskuqanit, aty ku jetonte ish-bashkëjetuesja e tij, me të cilën ka edhe një fëmijë të mitur. Aty kreu masakrën. Vrau 2 gra dhe plagosi 2 të tjera. Viktima janë Mevlute Hysa 30-vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku 30-vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses. Të plagosura mbetën Elena Hysa, 35-vjeçe ish-bashkëjetuesja e autorit të dyshuar dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe, nëna e saj. Të dyja gratë ndodhen në spital dhe gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar. Pasi u largua nga shtëpia e familjes Hysa, Dan Hutra u nis drejt objektivit të radhës, në shtëpinë e Etleva Kurtit. Ai e ekzekutoi 31-vjeçaren në oborrin e shtëpisë dhe u largua po me makinë. Të renë dyshohet se e vrau për t’u hakmarrë ndaj vëllai të saj, me të cilin kishte pasur konflikt në burg. Etleva Kurti është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar përjetë për vrasjen e një çifti në Kamzë disa vite më parë.

Me një skedë të pasur kriminale, Dan Hutra krimin e parë e bëri kur ishte 20 vjeç. Në atë kohë mbajti peng nënën e kunatës së tij dhe përdhunoi kunatën tjetër, krime për të cilat u dënuar vetëm me 3 vjet burg.
1. dt 20.05.2003 nga Komisariati i Policise Devoll per vepren penale “ Mardhenie seksuale me dhune”.

2. Ne dt 10.12.2007 eshte ndaluar per vepren penale “Vrasje”, e demtuar Dafina Havalja.

3. Ne dt 07.12.2021 eshte arrestuar per vjedhje banesash me DVP Durres.

4. Ne dt 01.02.2022 arrestuar nga DVP Durres per tentative vjedhje banese.

5. Ne dt 16.06.2022 arrestuar nga Komisariati i Policise nr.5 per dhune ne familje, e demtuar Elena Hysa.