Dallgë katrore? Fenomeni i rrallë habit peshkatarët në Turqi
Një grup peshkatarësh në Turqi mbetën të habitur kur u rrethuan nga një fenomen i rrallë, dallgë katrore, që ngjanin me tavolinën e shahut. Pamjet e filmura nga një peshkatar tregojnë detin të mbushur me dallgë katrore, të cilat shkaktohen kur dy dallgë lëvizin në drejtime dhe trajektore të kundërta.
Ky fenomen është i rrezikshëm, pasi dallgët mund të arrijnë deri në 10 metra lartësi dhe të kërcënojnë sigurinë e anijeve dhe ekuipazheve të tyre. Sipas të dhënave nga Agjencia Evropiane Hapësinore, mes viteve 1995-1999 janë regjistruar zona të mëdha të detit ku ky fenomen është shfaqur.