Dalin përgjimet! Francesco Becchetti mashtroi dhe bleu gjyqtarët, Shqipëria gjeti provat dhe e çmontoi skemën me hetues privat!

Përgjime, intervista me bashkëpunëtorë të ngushtë të Francesco Bechettit që e demaskojnë atë si ndërues skemash mashtrimi si dhe dokumente që vërtetojnë se ai ndikoi dhe bleu vendimin e gjyqtarëve të arbitrazhit më dëm të Shqipërisë ka siguruar qeveria shqiptare për të kërkuar anulimin e vendimit të Gjykatës në Bruksel që e dënoi me 100 mln euro dëmshpërblim.

Provat të cilat janë publikuar nga agjencia mediatike europiane “IntelliNews” janë siguruar pasi shteti shqiptar ka kontraktuar një kompani investigimi, teksa agjentët e saj kanë zhvilluar biseda që edhe i kanë regjistruar me bashkëpunëtorë të ngushtë të Bechetit që provojnë skemat e tij. Të gjitha transkriptet tashmë janë dorëzuar në një raport disa faqesh.

Ky është Marco Giontella, (MG) një konsulent tatimor dhe bashkëpunëtor për më shumë se 25 vitesh i i Becchetti, i intervistuar disa herë nga agjentët e firmës hetuese. Në raportin që ka dorëzuar qeria shqiptare Giontella, konsulent i biznesmenit edhe në ccështjen kundër Shqipërisë, e thotë hapur atë që quhet “modus operandi’ (Mënyrë veprime)  të Becchettit.

Pjesë nga intervista: 

E njoh shumë mirë Michael. Unë, me siguri do ta shoh atë në një konferencë të madhe në Hong Kong pas disa javësh.

Agent: Doja të të pyesja sa e njihje atë?
Dr: Michael? E njoh shumë mirë, e njoh shumë mirë

Agjenti: Si mik?
Dr: Po. Michael është i shkëlqyer. Një nga arbitrat më të fortë që ekziston.

Kur SIAC (Qendra Ndërkombëtare e Arbitrazhit të Singaporit) në Singapor vendosi të bëhej një institucion më ndërkombëtar, i kërkoi Michael të ishte kryetar dhe Michael solli një gjykatë shumë ndërkombëtare, duke përfshirë mua. Dhe kështu, po, Michael, ju e dini, ka një përvojë shumë të fortë. Michael është ekselent.

Mënyra e veprimet e Bechetit si një skemë e mirëfilltë përfshin edhe kujdesjen që jo vetëm çëshja të shkojë në arbitrazh por edhe që rezultati të jetë ai i dëshiruar, duke përfshirje lidhje dhe “praktika korruptive”.

Skemën e përcaktimit të të paktën 2 nga 3 gjyqtarët në ccështjen kundër Shqipërisë zbardh sërish Giontella (MG). Por kush e zgjodhi Presidentin e arbitrazhit në çështjen kundër Shqipërisë? “Kryesia e ICDS, por të orientuar, ata kishin një listë njerëzish. Dhe në këtë listë ata thanë, ne preferojmë njëshin dhe dyshin, jo treshin dhe katrën. Sepse klienti im (Beccheti) njihte njëshin dhe dyshin”, thotë bashkëpunëtori i ngushtë i Bechetit.

Investigimi shpjegon se Charles Poncet u emërua në arbitrazh pasi Becchetti foli personalisht me të dhe siguroi marrëveshjen e tij për të vendosur në favor të tij në procedurë. Forma e favoreve përfshinte vende pune që u jepeshin bashkëpunëtorëve të anëtarëve të komitetit të ICSID në këmbim të ndikimit në zgjedhjen e një Presidenti të favorshëm.

Ndërsa Michael Pryles, Presidenti i gjykatës fillestare kishte marrëdhënie miqësore me David Rivkin, këshilltarin kryesor të Becchettit për më shumë se 12 vjet. Raporti dha gjithashtu një deklaratë nga dëshmitari ekspert, një pedagog i universitetit italian Alberto Pasquale, në çështjen ICSID duke pranuar se ai gënjeu gjykatën e arbitrazhit dhe se Becchetti-t nuk i ishte shkaktuar asnjë dëm real .

Raporti, bazuar në intervistat e marra jep edhe rastin e Deutsche Bank që ishte gjithashtu viktimë në një rast të ngjashëm arbitrazhi me Becchetti. Si pjesë e Projektit të Hidrocentralit të Kalivacit, Becchetti nënshkroi marrëveshje sipërmarrjeje të përbashkëta me subjekte të ndryshme, përfshirë me organet shtetërore shqiptare dhe ndër të tjera me Deutsche Bank AG. Megjithatë, projekti shkoi keq dhe në vitin 2010 Becchetti dhe Deutsche Bank filluan procedurat e arbitrazhit, duke akuzuar secila tjetrën për shkelje të marrëveshjeve të sipërmarrjes së përbashkët.

Raporti i agjencisë së hetimit dhe të gjitha videot e intervistave të lidhura me to, i janë dorëzuar gjykatës në Bruksel në mbështetje të thirrjeve të Tiranës për anulimin e vendimit për t’i dhënë Becchettit 100 milionë euro, si dhe janë dorëzuar në të gjitha çështjet e tjera ligjore të nisura nga Qeveria e Shqipërisë që nga ajo kohë.