Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë në Korçë, me 5 të plagosur dhe 1 të bllokuar në mjet, policia jep detajet

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Belorta, në Korçë.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Replikë 2 mjete me njëra-tjetrën.

Sipas policisë deri tani raportohet për 5 të plagosur, ndërsa një shtetas është bllokuar në mjet.

Sakaq, policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin N. M., është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin V. M. Për pasojë, janë dëmtuar 5 shtetas, ndërsa 1 tjetër ka mbetur i bllokuar në mjet dhe po punohet me shërbimet zjarrfikëse për t’a nxjerrë.

Të lënduarit po transportohen në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.