Dalin pamjet e momentit kur Eduart Danaj vret me thikë bashkëshorten!
Kanë dalë pamjet e momentit kur Eduart Danaj i bëri pritë bashkëshortes Enkeleda Danaj në Menidi pranë banesës së saj dhe e masakroi me thikë.
50-vjeçari goditi mbi 10 herë viktimën në orët e para të së enjtes në një rrugë kryesore në Menidi.
Eduart Danaj siç ka pranuar në polici, e ka ditur itinerarin e 40-vjeçares dhe shihet duke ecuar pranë banesës së saj duke kaluar nga e majta në të djathtë, pastaj kthehet sërish mbrasht.
Në atë moment i del para bashkëshortes Enkelejda Danaj dhe kur ajo e sheh ndalon në rrugë.
50-vjeçari iu afrua asaj dhe filloi ta godiste vazhdimisht me thikë më shumë se 10 herë. Në fund ai e la thikën të ngulur në trupin e saj të pajetë dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Eduart Danaj shkoi në një hotel dhe u përpoq të fshihej në një ndërtesë ku thuhet se kishte punuar. Ai kishte me vete edhe kanaçe birre duke konsumuar një sasi të madhe alkooli, diçka që e bënte edhe kur jetonte me viktimën.
Ai pinte dhe pastaj e rrihte, Eduart Danaj u gjet nga efektivët grekë gjatë një patrullimi dhe e prangosën.