Dalin detaje të reja nga vdekja e 12-vjeçarit, dyshohet se….

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga 12-vjeçari nga Petrela që ndërroi jetë në spital mbrëmjen e sotme.

Burimet thonë se ai ka shkuar në spital pa shenja jete, madje, ka dyshime që mund të kemi të bëjmë me një vetëvrasje.

Kjo pasi fëmija është gjetur nga familjarët i mbyllur në dhomë e pa shenja jete. Ndërkohë që raportohet për një shenjë në fyt.

NJOFTIMI I PLOTË:

 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.10.2024, rreth orës 18:15, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët, një i mitur 12 vjeç, banues në Gurrë Petrelë, i cili pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.