Dafina Zeqiri shkëlqen me paraqitjen e saj gjatë shtatzënisë, publikon foto me barkun e rrumbullakosur
Këngëtarja e dashur për publikun, Dafina Zeqiri, ka publikuar së fundmi disa foto të ëmbla nga periudha e saj e shtatzënisë, duke ndarë me ndjekësit emocionet e kësaj pritjeje të bukur.
E veshur me të zeza dhe me flokët e kapura thjesht, Dafina shfaqet më rrezatuese se kurrë, ndërsa buzëqesh e përqafon me dashuri barkun e rrumbullakosur. Artistja po pret të bëhet nënë për herë të parë me bashkëshortin e saj, Kreshnik Gjergji, me të cilin u martua në tetor të vitit 2024.
Edhe pse në muajt e shtatzënisë, Dafina nuk i ka ndalur koncertet. Përkundrazi, ajo është parë të shijojë edhe më shumë skenën, pavarësisht kritikave të ardhura nga ndjekës të cilët nuk e kanë mirëpritur faktin që vazhdon të performojë në klube nate.
Në një reagim të ndjerë në rrjetet sociale, këngëtarja ka sqaruar se muzika për të nuk është thjesht punë, por një dashuri e pastër dhe një formë terapie. “E bëj këtë punë jo për para, por nga dashuria e pastër për muzikën dhe artin,” – shkruan ajo, ndërsa thekson se performanca dhe muzika e kanë ndihmuar të përballet me depresionin dhe sfidat e jetës.
“Që nga fëmijëria, performanca dhe muzika kanë qenë terapi për mua – më kanë ndihmuar të përballem me depresionin, të shprehem lirshëm dhe të përballoj sfidat e jetës, qofshin ato emocionale apo fizike. Edhe kur nuk jam ndier mirë, skena ka qenë vendi im i shërimit,” – përfundon këngëtarja, duke fituar sërish simpatinë dhe respektin e publikut të saj të përkushtuar.