Dafina Zeqiri mbyll kapitullin me bashkëpunëtorët e vjetër: Kur largohesh nga toksiciteti, kupton sa ….
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një mesazh të fortë reflektues që duket si një thumb i drejtpërdrejtë për bashkëpunëtorët e saj të vjetër. Ajo ka kaluar një periudhë të rëndësishme ndryshimesh, duke u shkëputur nga personat që dikur kishin një rol të madh në karrierën e saj.
Në një postim në rrjete sociale, Dafina ka treguar se vetëm pas largimit nga një mjedis që e konsideron toksik, ka arritur të kuptojë se sa e kufizuar kishte qenë më parë. “Kur largohesh prej toksicitetit, e kupton sa e mbyllur ke qenë. Tash? E lirë. E lumtur. E shëndetshme,” shkruan ajo.
Këngëtarja ka bërë të ditur gjithashtu se është në prag të një kapitulli të ri në karrierën e saj muzikore, duke paralajmëruar ndryshime të mëdha: “Ekip i ri. Synime të reja. Kapitull i ri.”