Çyrbja shfaqet me pranga në duar dhe kokën ulur, gjykata i jep sot masën e sigurisë

 

Ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja do të njoh ditën e sotme edhe masên e sigurisë.

Çyrbja i akuzuar për një sër veprash penale pritet të lihet në burg.

Ndërkohë pak orë më parë, është publikuar edhe momenti i arrestimit të tij, ndodhur në qytetin e Durrësit.

Çyrbja shfaqet me pranga në duar dhe kokën e ulur, teksa shoqërohet nga dy efektivë të policisë.

Nga hetimet e kryera nga SPAK, ka rezultuar se Çyrbja ka komunikuar përmes aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” me persona të shpallur në kërkim  informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror.

Ky skandal, i cili përfshin shkelje të rënda ligjore, nënkupton se informacione të klasifikuara janë shfrytëzuar për të ndihmuar kriminelët të shmangin përgjegjësitë për veprat e tyre.

Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar zyrtarët që kanë kontribuar në këtë skandal dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e tyre ligjore.

Çyrbja, që dikur mbante një pozitë të rëndësishme politike, tani përballet me një situatë të vështirë, ndërsa SPAK është angazhuar të zbardhë të vërtetën dhe të ndëshkojë ata që kanë shkelur ligjin.

Kjo çështje ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe opinionit publik, duke e bërë të domosdoshme përforcimin e masave për parandalimin e korruptionit dhe zbulimin e krimeve në radhët e zyrtarëve publikë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)