Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar me një status në lidhje me sulmin me armë ndaj televizionit Top Channel.
Çuçi thotë se policia është maksimalisht e përkushtuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë.
STATUSI
Dënoj sulmin kriminal ndaj godinës së televizionit kombëtar Top Channel.
Policia e Shtetit bashkë është maksimalisht e përkushtuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë para drejtësisë autorët.
Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe solidaritet me TCH.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ