Çuçi mbledh strukturat e policisë, pezullohen drejtuesit vendor të Krimit Ekonomiko-Financiar

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku zhvilluan sot një takim me strukturat e policisë në nivel qendror dhe vendor.

Temë diskutimi mësohen të kenë qenë 3 çështje kryesore, që lidhen me luftën kundër krimit ekonomik, masat antikanabis dhe mbarëvajtjen e procesit elektoral.

Kështu Drejtori i Përgjithshëm Rrumbullaku ka pezulluar, deri në hyrjen në fuqi të strukturës së re të Policisë së Shtetit, të gjithë drejtuesit vendor të Krimit Ekonomiko-Financiar, në Drejtoritë Vendore të Policisë.

Ministri theksoi se vlerësimi i performancës për çdo drejtues vendor apo qendor në Policinë e Shtetit, është dhe do të mbetet kriteri kyç, duke e matur punën e çdokujt me rezultatet në terren.