Cristiano Ronaldo surprizon rrjetin! Shfaqet me gishtat e këmbës të lyer në foto me të birin
Cristiano Ronaldo ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një foto të fundit të publikuar vetë në Instagram, ku shihet përkrah djalit të tij. Por ajo që ka bërë më shumë bujë nuk është momenti familjar, por gishtat e këmbës së futbollistit, të lyer me një ngjyrë të errët, një detaj që nuk i ka shpëtuar syrit të ndjekësve.
Ky nuk është rasti i parë që ky element bie në sy – edhe më herët, partnerja e tij Georgina Rodriguez ka postuar një video ku Ronaldo shihej në një moment relaksi me thonjtë e këmbës të lyera.
Ky veprim, ndonëse për shumë duket si detaj estetik apo për humor, ka edhe një funksion mjekësor të zakonshëm në sportin profesionist.
Shumë atletë përdorin llak ose xhel mbrojtës për thonjtë, që ndihmon në parandalimin e infeksioneve fungale dhe dëmtimeve, sidomos për sportistë që ekspozohen ndaj lagështirës dhe presionit të vazhdueshëm në këpucët sportive.