Cristiano Ronaldo sërish protagonist në Arabi
Cristiano Ronaldo gjithnjë e më i rëndësishëm për Al Nassr. Portugezi ishte sërish vendimtar për skuadrën e tij, teksa pas goleadës së parë në Arabinë Saudite, kontribuoi me një dopietë asistimesh. 38-vjeçari shërbeu dy herë për shokët e skuadrës në fitoren 2-1 që Al Nassr shënoi kundër Al Taëon. Ronaldo dha asist perfekt tek goli i epërsisë për të kompletuar një kundërsulm vrasës për mbrojtjen rivale.
Në pjesën e dytë, Al Nassr pësoi golin e barazimit, ndërsa duhej sërish kontributi i yllit të saj, Ronaldo për të arritur tek fitorja.
Në kufinjtë e pozicionit jashtë loje, portugezi shërbeu për Madu, që realizoi golin me vlerën e 3 pikëshit. Sistemi VAR ishte ai që vendosi drejtësi në këtë episod, për t’i dhënë kështu fitoren Al Nassr.
Ky triumf e ngjit skuadrën e Ronaldos në kryesimin e Superligës arabe të futbollit, me pikë të barabarta me dy skuadra rivale.