Cristiano Ronaldo konfirmohet “sheik”, paga e çmendur që fiton në një ditë

Al Nasr njoftoi rinovimin me Cristiano Ronaldon deri në vitin 2027. Ylli portugez nënshkroi një kontratë dyvjeçare me ekipin e Arabisë Saudite. Kontrata e mëparshme e Ronaldos skadonte më 30 qershor.

Marrëveshja e re dhe e shkëlqyer e Cristiano Ronaldos me Al Nasr do të sigurojë që ai të mbetet lojtari më i paguar në botë.

Zgjatja dyvjeçare e kontratës së tij do t’i sjellë atij rreth 185 milionë euro në vit. Gazeta spanjolle “Marca” raportoi se kontrata e Ronaldos do të vlente 15 milionë euro në muaj, 3.8 milionë euro në javë dhe 550,000 euro në ditë.

Megjithatë, është raportuar se Ronaldos do t’i ofrohet edhe një pjesë e pakicës së aksioneve në Al-Nasr, për të treguar rëndësinë e tij për projektin.Me kontratën e re, Cristiano Ronaldo do të luajë për ekipin e Arabisë Saudite të paktën deri në moshën 42 vjeçare. Sulmuesi është ende në kërkim të golit të njëmijtë të karrierës së tij. Për momentin, ylli portugez ka 938 gola zyrtarë, që do të thotë se i kanë mbetur vetëm 62 gola për të shënuar.

Cristiano Ronaldo ka qenë te Al-Nasr që nga fillimi i vitit 2023, kur u largua nga Manchester United. Për klubin e Arabisë Saudite, CR7 shënoi 99 gola dhe dha 19 asiste në 111 ndeshje. Titulli i tyre i vetëm ishte Kupa e Kampionëve të Emirateve Arabe, në vitin 2023. Cristiano Ronaldo do të vazhdojë ta veshë fanellën me numër 7.