Cristiano Ronaldo i jashtëzakonshëm! Shënon dopietë dhe ngjitet në kuotën e 919 golave në karrierë
Cristiano Ronaldo gjithnjë e më pranë kuotës 1000 golave në karrierë.
Portugezi vijon të shkëlqejë në fushën e lojës, duke qënë sërish protagonist për Al Nassr. Tashmë në moshën 39-vjeçare, Ronaldo arriti 919 gola, teksa realizoi dopietë në fitoren 3-1 kundër Al Khaleej. Ronaldo hapi llogaritë dhe mbylli më pas triumfin e Al Nassr që merr 3 pikët falë cilësive të tij.
Një sukses i vulosur nga portugezi, i cili shënoi golin e 19-të në këtë sezon në të gjithë kompeticionet, 13 prej të cilëve në kampionatin saudit. Ylli portugez ka arritur një moment historik mbresëlënës prej 101 golash në vetëm 92 ndeshje për klubin, duke shënuar 83 gola dhe 18 asistime që nga firma me skuadrën arabe.
Shifra mbresëlënëse për Ronaldon, i cili pas më shumë se dy javësh do të festojë ditëlindjen e tij të 40. Deri më tani, ai ka shënuar 135 herë për kombëtaren portugeze, teksa me fanellën e Real Madrid 450 Manchester United 145, Juventus 101 dhe 5 me Sportingun e Lisbonës.