Cristiano Ronaldo ka marrë edhe çmimin e parë të rëndësishëm në Arabinë Saudite.
Me 8 golat e tij dhe dy asistime, portugezi është shndërruar në makinerinë fituese të Al Nassr. Formë që për portugezin ka vlejtur për tu zgjedhur lojtari më i mirë i muajti shkurt në elitën e kampionatit të Arabisë Saudite.
Ronaldos i ka mjaftuar shumë pak kohë për tu përshtatur me futbollin në Lindjen e Mesme, duke shënuar gola dhe dhënë pasimin e fundit për shokët e skuadrës.
Tetë golat e shënuar e kanë shndërruar ish-sulmuesin e Real Madrid e Manchester United në garë të plotë për titullin prestigjoz të “Këpucës së Artë” të Arabisë Saudite.
Kryesuesi numëron 13 gola dhe kur kanë mbetur 12 javë për tu luajtur, Ronaldo ka gjithë potencialin për të fituar edhe këtë trofe individual.