Ditën e sotme është mbajtur ceremonia mortore për vdekjen e këngëtarit të njohur grek, Vassilis Karras.
Mediat greke kanë publikuar video dhe fotografi nga ceremonia e zhvilluar për nder të këngëtarit.
Me lot në sy, lule të bardha në duar dhe tekstet e këngëve të tij, mijëra njerëz i thonë lamtumirën Vassilis Karras në Kishën e Shenjtë të Zotit Agia Sofia në Selanik, ku prej orës 10 të mëngjesit ndodhet trupi i tij.
“Ngrihu dhe këndo për ne Babagjyshi”, thërrisnin fansat e tij ndërsa trupi mbërriti pranë mbështetësve.
Gruaja dhe vajza e tij duken të shkatërruara nga dhimbja për humbjen e madhe.
Me të mbërritur arkivoli, admiruesit dhe qytetarët e thjeshtë, të cilët kishin udhëtuar në Selanik nga e gjithë Greqia dhe ndodheshin aty që në orën 8 të mëngjesit, shpërthyen në duartrokitje dhe bërtitën: “Çohu dhe këndo për ne Vasil, ti je kudo”.
Familja e këngëtarit popullor ka mbërritur e përqafuar në Tempullin e Shenjtë, me bashkëshorten, vajzën dhe vëllain, duke i dhënë forcë njëri-tjetrit.
I trishtuar dukshëm, vëllai i tij Vassilis Karras nuk ka dashur të bëjë asnjë deklaratë. “Nuk kam guxim të flas”, tha ai.