Çmontohet skema, pranga dy të rinjve që shisnin mina me telekomandë për 10 mijë euro

VLORË- Dy të rinj janë arrestuar në qytetin e Vlorës pasi tentuan të shisnin mina me telekomandë për llogari të një grupi kriminal.

Policia thekson se gjatë aksionit janë sekuestruar 3 mina të montuar me lëndë eksplozive, të cilat ishin lidhura me një aparat celular për ta komanduar në distancë.

Sipas hetimeve, dyshohet se të rinjtë ishin gati t’i shisnin ato kundrejt shumës prej 10 mijë euro.

Njoftimi i Policisë: 

DVP Vlorë/Hetimi proaktiv i Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, parandalon ngjarje të mundshme kriminale. Finalizohet si rezultat i një hetimi disajavor, të ndjekur me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Knockout”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të minave me telekomandë, që ka si synim krimet kundër personit dhe pronës.

Tentuan të shisnin mina me telekomandë, për llogari të një grupi kriminal, kundrejt çmimit 10 000 euro, lokalizohen dhe vihen në pranga 2 shtetas, në qytetin e Vlorës. Sekuestrohen 3 mina të montuara me lëndë të dyshuar eksplozive plastike C4, të lidhura me aparat celular, për t’u komanduar në distancë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Vlorë dhe Komisariatin e Policisë Himarë, si rezultat i një hetimi disajavor me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të minave me telekomandë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Knockout”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

B. U., 31 vjeç dhe A. Q., 21 vjeç, të dy lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Pas lokalizimit dhe prangosjes së këtyre shtetasve, në një lokal, në lagjen “28 Nëntori”, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, i gjetën 3 mina me telekomandë, të montuara me lëndë të dyshuar eksplozive plastike C4, të lidhura me aparat celular, për t’u komanduar në distancë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do t’i shisin minat, për llogari të një grupi kriminal, kundrejt çmimit 10 000 euro. Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme,

Check Also

Vrasja e dyfishtë në Kosovë, viktimat kushërinj me njëri-tjetrin! Autori 19-vjeçar, djali i një politikani (EMRAT)

Dy persona u vranë me armë zjarri në Klinë të Kosovës, ngjarje e ndodhur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *