“Çmontohet” rrjeti i kokainës nga Amerika Latine në Evropë! Arrestohen 11 persona në Greqi, mes tyre 3 shqiptarë
Policia greke ka goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës në një operacion të mirëorganizuar antidrogë, që ka çuar në arrestimin e 11 personave, përfshirë edhe tre shtetas shqiptarë. Operacioni është zhvilluar në kuadër të një hetimi të gjatë mbi trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës.
Sipas autoriteteve greke, grupi kriminal kishte krijuar një metodë të sofistikuar kontrabande, duke fshehur kokainën brenda lëkurëve të bagëtive. Lënda narkotike transportohej përmes dërgesave të importit dhe më pas përpunohej me metoda të avancuara teknologjike për të rikuperuar drogën e fshehur.
Në pranga kanë rënë gjithsej 11 persona:
-5 shtetas grekë
-3 shtetas shqiptarë
-1 bolivian
-1 gjeorgjian
-1 spanjoll
Operacioni është ende në zhvillim dhe autoritetet greke po punojnë për identifikimin dhe kapjen e pjesëtarëve të tjerë të kësaj organizate kriminale, që sipas burimeve kishte shtrirje në disa shtete evropiane dhe lidhej me kartelet e drogës në Amerikën Latine.
Pamjet e publikuara nga Policia greke tregojnë momentet e ndërhyrjes, ku u sekuestruan sasi të konsiderueshme kokaine dhe materiale të tjera që shërbenin për përpunimin dhe ekstraktimin e drogës nga lëkurat e bagëtive.