Çmimet e larta në treg, ekspertja e ekonomisë: Të merren masa, situata mund të shkojë drejt de-stabilitetit!

 

Ekspertja ekonomike, Eriola Hoxha në një intervistë për Panorama TV komentoi rritjen e çmimeve në vend dhe shkrirjen e bordeve, ku tha se duhet të merren masa për abuzimet që ndodhin në treg.

Hoxha tha se çmimet në vendet e BE-së kanë filluar të ulen ndjeshëm por në vendin tonë jo, dhe për këtë duhet të merren masa.

Sakaq shtoi se mungesa e konkurrencës në treg ka dëmtuar bizneset dhe autoritetet duhet të vendosin në kontroll situatën dhe të shmangë abuzimet që ndodhin, pasi tregu mund të shkojë në stabilitet.

Hoxha: Duket që situata do të shkojë drejt përshkallëzimit pasi dhënia e ndihmës për eksportuesit nuk mjafton në kushtet në të cilët ata gjenden. Mungesa e konkurrencës së lirë ka bërë që kudo në vendet e BE-së duket që janë ndikuar në efektet e luftës Rusi-Ukrainë, por në vendin tonë çmimet e ushqimeve bazë nuk janë ulur.

Në tregun shqiptar nuk janë ulur çmimet dhe për këtë ka faj dhe autoritetet përgjegjëse, të merren masa që të nisë efekti zinxhir dhe çmimet të ulen, qoftë dhe me gjoba. Edhe dy bordet u shfuqizuan dhe nuk ka më një grup që të bëjë kontroll në lidhje me këtë treg, ku nuk janë reflektuar uljet e çmimet, ashti si në vendet e BE-së. Korrupsioni dhe abuzimet të luftohet me kontroll nga autoritetet, në mënyrë që tregu të shkojë në stabilitet. Efektet e krizës janë zinxhir, ne duhet të themi se çfarë nuk shkon që nuk janë ulur çmimet.

Dixhitalizimi ka pasur sukses në uljen e radhës por jo në nivelin e korrupsionit në institucioneve, DASH inspekton paranë jashtë formalizmave, që sjell krimi.

A duhet një reformë për prokurimet publike, që janë të njëjtët përfitues?

DASH kryesisht i ka të dhënat shumë të sakta, duhet një reformë që të sigurohet drejtësi, barazi dhe profesionalizëm nga ata që e drejtojnë.