Çmenduria serbe! Tifozët e Crvena Zvezdës djegin flamurin e Kosovës para Kongresit të UEFA-s në Beograd
Një akt skandaloz i tifozëve serbë ka tronditur mbrëmjen e djeshme në Beograd, ku ata kanë djegur flamurin e Kosovës para sallës që do të mbante Kongresin e UEFA-s. Ngjarja ndodhi pas një incidenti të shënuar, kur presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, pozoi përkrah flamurit të Kosovës, që për herë të parë ishte shpalosur në Beograd.
Pamjet e këtij momenti u shpërndanë në mediat shqiptare dhe serbe, ku pas reagimeve të ashpra nga tifozët nacionalistë serbë, Federata Serbe hoqi flamurin nga salla.
Megjithatë, situata u bë akoma më e tensionuar, kur tifozët e Crvena Zvezdës shkuan në vendin ku ishte vendosur flamuri dhe e morën atë për ta djegur para sallës ku do mbahej Kongresi i UEFA-s. Ky akt i dhunshëm ka shtuar tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, duke treguar se reagimet ultranacionaliste kanë kaluar çdo kufi.