“Çmenduri” nga partnerja e lojtarit të Italisë: Shkon në mesnatë te shtëpia e ish-të dashurës së futbollistit dhe…
Partnerja e Zhorzhinjos i ka çuditur të gjithë në Angli. Katerin Harding është e lidhur futbollistin e Arsenalit dhe Italisë, ndërsa së fundmi duket se nuk po kalon një kohë të mirë.
Video e postuar nga “The Sun”, tregon atë para shtëpisë së ish të dashurës së Zhorzhinjos. Vetë Vanesa Sandora ka zbuluar gjithçka.
“Ajo më tha, jam partnerja e Zhorzhinjos, mund të më lejosh brenda?”.
Gjithçka ishte e pazakontë, pasi ishte thuajse mesnatë.
Vanesa raportohet të këtë kaluar 3 takime me Zhorzhinjon vite më parë.
Vetë ajo tregon se u tërhoq, pasi lojtari i lindur në Brazil nuk ishte tipi i saj.






