‘Çmenduri’ e Karim Benzema, Real Madrid shpartallon Real Valladolid

Real Madrid luan tenis kundër Real Valladolid dhe mban hapin e Barcelonës.

Skuadra mbretërore iu fal një superperformance te Karim Benzema për të thyer skuadrën tjetër madrilene për të fituar me shifrat e thella 6-0. Sulmuesi francez shënoi tripletën e parë të golave në karrierë brenda pjesës së parë të lojës.

Llogaritë i hapi Rodrygo, për t’i lënë më pas hapësirën Benzema për të shënuar tregolësh në harkun e 7 minutave. Fillimisht sulmuesi shfrytëzoi një krosim të Vinisius dhe me kokë tundi rrjetën.

Pak çaste më pas, ai bëri gjithçka mirë në mbrojtjen kundërshtare dhe me një të djathtë nga hyrja e zonës shënoi për 3-0.

Për të kompletuar ditën magjike, Benzema shënoi në mënyrë spektakolare për të plotësuar pokerin e madrilenëve.

Në fraksionin e dytë, Ancelotti uli në stol Benzema për ta ruajtur për duelin e radhës, teksa tek goli u rikthye Asensio, me Rodrigo që kompletoi asistin e dytë në këtë duel, teksa më parë kishte shënuar edhe golin e parë të sfidës.

Në apel nuk mungoi as Lucas që sigloi shifrat në 6-0. Real Madrid numëron tashmë 12 pikë më pak se Barcelona, ndërsa Valladolid mbetet në krizë pasi nuk fiton prej tre sfidash radhazi.