“Çmendet” moti! Nesër reshje shiu me stuhi, ja sa do të arrijnë temperaturat

Bazuar në raportimet e agjencive shtetërore, të dielën priten reshje intensive, kryesisht në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Korçë, si dhe reshje dëbore në zonat malore mbi 300 m. 

Reshjet e dëborës do të rikthehen, në Alpe dhe relievet malore veri-verilindje-juglindje të vendit në lartësitë mbi 600-700metër me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

Mjegulla e dendur lokale dhe mjegullina do të jenë prezente në momentin e reshjeve të shiut, gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes po ashtu ngrica përgjatë akseve rrugore, pasi tashmë të dielën do të kemi dhe rënie të ndjeshme temperaturash ku vlerat minimale pritet të regjistrohen -6°C në zonat malore.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kërkon strukturave vendore dhe qendrore të jenë në gatishmëri për çdo situatë dhe të marrin masa për menaxhimin e reshjeve. Qytetarëve u rekomandohet të tregojnë kujdes të shtuar në lëvizje dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.