“Çka me bo unë? S’është i besueshëm për SHBA-në”, Albin Kurti komenton deklaratën e Grenell
Kryeministri, Albin Kurti ka reaguar për deklaratat e emisarit për Misione të Posaçme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell.
“Çka me bo unë. Ti e din shumë mirë se tërë jetën time kam qenë aktivist e jo analist. I kemi këto studiot që i studiojnë se çka i tha kështu e pse e këqyri ashtu. Punët kurrë ma mirë nuk i kena pas. Po blejmë helikopterë “Black Hawk” pas blerjes së sistemit ‘Javelin‘. Grantin më të madh nga Amerika e kemi marrë gjatë mandatit tonë. Ne kemi bërë avancimin me Amerikën kur raportin me Amerikë nuk e kemi vetëm diplomatik por e kemi edhe në mbrojtje, e në zhvillim e edhe energji. Kanihere ka kritika e vërejtje, por duhet me ec përpara”, tha Kurti për mediat kosovare.
Emisari për Misione të Posaçme i SHBA-së, Richard Grenell, i kishte quajtur mashtrim deklaratat e kryeministrit Albin Kurti se krahasuar me qeveritë paraprake, kjo aktualja e drejtuar prej tij, ka pasur marrëdhëniet më të mira me Washingtonin.