Cili është banori më i vërtetë brenda shtëpisë së BBV? Ja përgjigja e fituesit të Big Brother Albania 5
Ish-fituesi i Big Brother 5, moderatori Arbër Zeka, në një interviste në analizën e përjavshme në Replikë, gjatë diskutimeve u pyet edhe për banorin që duket më i vërtetë në shtëpinë e Big Brother Vip sipas tij.
Moderatori ka zbuluar rastësisht se njeh mirë pjesën më të madhe të banorëve që aktualisht ndodhen në shtëpi. Më tej u shpreh se Meritonin e kishte mik të ngushtë.
Gjatë bisedës, gazetari ka theksuar që Meritoni po bën një lojë të bukur dhe sipas tij i përshtatet më së miri atij formati. Në vazhdimësi, tha se marrëdhënia me Ilnisën duket reale.
Pjesë nga biseda:
“Për fat të keq unë njoh një pjesë të madhe të banorëve që aktualisht janë në shtëpi, kur më duhet të postoj për të përkrahur dikë, njëkohësisht mendoj se si do reagoj ai tjetri, nga ana tjetër me Meritonin jam më mik i ngushtë, mendoj se po bën një lojë të bukur, i përshtatet më së miri atij formati dhe mardhënia me Ilnisën më duket reale”, u shpreh ai.