Cilën bashki rrezikon të humbasë PS? Rama: Betejën e kemi pa kundërshtarë, shumë pak bashki në diskutim

Kryeministri Edi Rama thotë se betejën për zgjedhjet e 14 majit e ka me arritjet dhe jo me kundërshtarët.

I ftuar në “Wake up”, kreu i qeverisë tha se kjo është fushatë ndryshe dhe nuk e ndien si betejat e tjera me kundërshtarë, por përcaktuese për të ecur përpara. Sa i përket bashkive më të rrezikuara për PS, Rama tha se Tirana është më e vështira edhe për shkak të numrit të lartë të popullsisë.

Rama tha se fushata është komunikuese dhe jo konfrontuese, pasi nuk ka kundërshtarë në sensin e përplasjes.

Rama tha se nuk do të bashkëpunojë me non-gratat, pasi “eksperienca ka treguar se edhe pa pasur këtë ngërç kaq të madh të një damkosjeje e cila është shumë serioze, bashkëpunimi ka qenë i vështirë për shkak të kulturës politike të asaj force që s’ka bashkëpunim në ADN e vet”.

“Jo nuk do të bashkëpunojmë sepse s’dua unë, por eksperienca ka treguar se edhe pa pasur këtë ngërç kaq të madh të një damkosjeje e cila është shumë serioze, bashkëpunimi ka qenë i vështirë për shkak të kulturës politike të asaj force që s’ka bashkëpunim në ADN e vet. Tani bëhet me e vështirë, gjithë përpjekja është të luftohet.

Në fund të ditës themeli është çfarë do ofrosh më mirë. Përmbytjet janë një probleme më të mëdha, kemi marrë masa. Ne në Shkodër kemi pasur një situatë barrikade, në sensin e bashkëpunimit të bashkisë me Qeverinë. Ne e kemi bërë punën në Shkodër, që nuk kanë qen të lidhura me aprovimin e bashkisë, rrugën Shkodër-Velipojë. Është një rrugë alpesh perfektë, po bëjmë rrugën Shëngjin-Velipojë, pro këto janë vendime qe nuk varen nga bashkia.

Pengesa e bashkisë është e vazhdueshme, tani që fjalim rruga është e penguar nga ana e Shkodrës sepse bashkia nuk lëshon letrat. Bashkia nuk jep lejen për të filluar punën. Me bashkitë e tjera, halli është ndryshe sepse ka projekte, i bien dyerve”– tha Rama në WakeUp./Top Channel.