Çifti italo-shqiptar kapen me 12 kg marijuanë, e kishin fshehur në …

Policia italiane arrestoi dy të rinj që po transportonin 12 kilogramë marijuanë. Në prangat e policisë kanë përfunduar një shqiptar  35 vjeç, dhe e dashura e tij italiane 23-vjeçare.

Një patrullë e policisë vendosi të kontrollonte automjetin Citroen C3, pranë zonës së shërbimit Badia al Pino Ovest. Gjatë kontrollit policia ka gjetur në bagazhin e makinës së tyre, një valixhe të madhe, nga e cila u lëshua aroma e fortë e pagabueshme e marijuanës.

Në fakt, valixhja përmbante 12 qese plastike transparente të mbushura me vakum, lloji që përdoret zakonisht për të ruajtur veshjet gjatë ndryshimeve sezonale, që përmbanin 12 kilogramë marijuanë me një vlerë rruge prej rreth 120.000 euro.

 

Dy të rinjtë, të cilët kishin disa precedentë pas tyre, u arrestuan dhe u dërguan në burg në Arezzo dhe Firence dhe u vunë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.