Çifti Ejlli me pushime në Maldive/ Kiara ndan momentin emocionues, ja pse përlotet Luizi

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito këtë periudhë janë me pushime në Maldive ku po kalojnë moment të ëmbëla me njëri-tjetrin.

Kiara Tito  ka ndarë me ndjekësit disa foto që dhurojnë pamje piktoreske , por nuk ka munguar dhe një moment i ëmbël ku shfaqet partneri i saj Luiz Ejlli teksa flet me videokamer me të voglën e tyre, Luna Marinë. Luizi shfaqet me sy të skuqur dhe të përlotur që siç duket mund të jetë prekur në momentin kur ka parë të voglën e tij, Lunushin.

Kujtojmë se Luizi e Kiara po i shijojnë këto pushime në mungesë të Lunës.