Chiara Ferrgani shkëlqen në Javën e Modës në Paris
Blogerja e njohur italiane Chiara Ferragni po kalon një periudhë mjaft intensive si nga pikëpamja profesionale por edhe personale.
Pas Festivalit të Sanremos, ku ajo ishte bashkëprezantuese filluan shfaqejet e modës.Aktualisht, Chiara ndodhet në kryeqytetin francez, ku mori pjesë në sfilatën e Louis Vuitton.
Për këtë rast ajo kishte veshur një xhaketë sportive me tegela dhe një minifund të zi, të dyja të zbukuruara me detaje ari.Ashtu sic cdo pjesë e veshjes e cila ishte e markës luksoze edhe canta i përket kësaj firme.Vlera e saj është 4,900 euro dhe për modelet më të mëdha cmimi i saj rritet.
Sipërmarrësja italiane nuk ka harruar të vendosë edhe unazën e martesës , duke iu përgjigjur kështu thashethemeve për një krizë të mundshme me artsistin Fedez.
Zërat për një krisje të raportit mes tyre lindën pas finales së festivalit të Sanremos kur artisti shkëmbeu një puthje me këngëtarin Rosa Chemical .