Chelsea tregon ‘shterpësi’, dueli me Liverpool për rekord
Ndryshimi në pankinë nuk sjell frytet e duhura tek Chelsea.
Blutë e londrës shpërdoruan mundësinë për tu rikthyer tek fitorja, pasi u ndalën në barazim pa gola 0-0 ndaj Liverpool. Në duelin e prapambetur të javës së 8-të të Premier League, dy ekipet menduan më shumë për tu mbrojtur se sulmuar, duke u kënaqur me nga një pikë. Chelsea ishte më kërkuese, por edhe dy momente që topi shkoi në rrjetë, sistemi VAR prishi festën.
Dueli i katërt radhazi pa gola mes dy skuadrave, diçka që ndodh për herë të tretë tek ekipet angleze. Londinezët kanë treguar brishtësi në repartin e sulmit, duke shënuar 29 gola në po kaq ndeshje të kampionatit. Barazimi e lë Liverpoolin në vendin e tetë në tabelën e renditjes, shtatë pikë pas Tottenham Hotspur në vendin e katërt, pozicion që e kualifikon në Champions league. Ndërkohë, Blutë qëndrojnë në vendin e 11-të.