Chelsea ‘supermarket’ i merkatos së verës, Arabia Saudite synon 6 futbollistë londinez
Chelsea duket se do të jetë supermarketi i kësaj vere për Arabinë Saudite.
Klubet nga Lindja e Mesme kanë nisur një konkurencë të paparë me njëra-tjetrën, duke hyrë fuqishëm në tregun e lojtarëve.
Sipas tabloidit”The Sun”, skuadrat arabe janë të interesuar për të blerë shërbimet e deri në gjashtë lojtarëve nga skuadra londineze. Duke iu referuar këtyre burimeve, pronari i “bluve” do të mirëpriste oferta për të zgjidhur problemet me Fair Play Financiar.
Futbollistët që mund të largohen nga Chelsea drejt Arabisë janë Pierre-Emerick Aubameyang, Kalidou Koulibaly, Romelu Lukaku, Hakim Ziyech, Edouard Mendy dhe N’Golo Kante.
Madje, dy të fundit duket se e kanë zgjidhur të ardhmen, Kante te Al Ittihad, skuadër që pak ditë më parë firmosi me Benzema dhe Mendy drejt Al Ahli. Pa dyshim, hyrja e Arabisë Saudite në tregun e lojtarëve do të revolucionarizojë plotësisht botën e futbollit dhe Chelsea duket se do të jetë klubi më i goditur në këtë merkato.