Champions League, faza e eliminimeve direkte: Ky do të jetë topi i mrekullueshëm gjatë sfidave

Champions League starton sot me ndeshjet e 1/16. Në mbrëmje, do të luhet Milan kundër Tottenham, në orën 21:00, në San Siro dhe supersfida mes PSG-së dhe Bayern Munich.

Ky turne sjellë shumë emocione dhe shumë të apasionuar pas futbollit të cilët do të “gozhdohen” para ekranit për të përjetuar adrenalinë.

Me fillimin e ndeshjeve me eliminim direkt, vjen edhe topi i ri i këtij kompeticioni. Topi i firmës Adidas do të përmbajë disa grafikë në shenjën e luleve dhe gjetheve, por sigurisht më të modifikuara.

https://twitter.com/Football__Tweet/status/1623700264854122504?s=20&t=epCc_wgQS0j_hN8-5TnEtQ