“Çfarë vlerësohet sot në Eurovision?”, Luiz Ejlli shpërthen ndaj produksionit:Votimi është një valle politike, një lojë …
Ish-pjesëmarrësi i Eurovision, Luiz Ejlli ka reaguar ashpër pas renditjes si vend i 8-të i Shqipërisë në edicionin e këtij viti të këtij festivali.
Sipas tij vlerësimi bëhet sërish sipas vendit që përfaqëson dhe marrëdhënieve diplomatike e politike.
“Ajo që pashë në Eurovision ishte e njëjta histori e vjetër… pikë që shpërndahen sipas pasaportës, jo sipas performancës. Votimi në Eurovision është një valle politike, një lojë aleancash, një sistem ku miqësitë diplomatike vlejnë më shumë se sa puna artistike. Dhe këtë e ndjen çdo vend i vogël që guxon të sjellë diçka të madhe. Atëherë unë pyes: Çfarë vlerësohet sot në Eurovision? Sa vota merr muzika dhe sa politika? Shkodra foli me zë të lirë, solli një Shqipëri tjetër, moderne, elektrike, me identitet. Dhe le të themi, s’ka pikë që na e ul vlerën. Faleminderit atyre që e kanë ndjerë Shkodrën elektronike, si energji, si mesazh, si shpërthim. Muzika nuk është sport ku ka arbitër. Muzika është ndjenjë dhe kjo ndjenjë nuk futet dot në kalkulime politike” shkruan fituesi i Big Brother Vip Albania 2.