Çfarë u shfaq në qiellin e Tiranës në orët e para të mëngjesit, dyshohet se …

Një video e publikuar së fundmi nga aktori i njohur Gentian Zenelaj ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.

Pamjet janë realizuar rreth orës 03:40 të mëngjesit, dhe tregojnë disa drita të pazakonta që lëvizin me shpejtësi në qiellin e Tiranës.

Në video shihen disa objekte të ndritshme që ndjekin një trajektore të gjatë, duke lënë pas vija drite, një fenomen që ka ngjallur shumë pyetje dhe spekulime mes ndjekësve.

Deri tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se çfarë mund të jenë këto drita. Megjithatë, komentuesit kanë dhënë disa teori:

Disa mendojnë se mund të jenë raketa apo mbetje të tyre, të ngjashme me ato që po përdoren në konfliktin aktual midis Iranit dhe Izraelit. Pamjet ngjasojnë me raketat që shpesh duken në videot nga Lindja e Mesme.

Të tjerë sugjerojnë se mund të jenë meteore që digjen gjatë hyrjes në atmosferën e Tokës, një dukuri natyrore që shpesh shfaqet në formën e “yllit qe bie”, por në këtë rast, me më shumë intensitet dhe dritë.