”Çfarë tha ai doli”, Kryemadhi bën bilancin e opozitës së saj. Ja ku gabova

Ish-kryetarja dhe aktualisht Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, komentoi ditën e sotme mënyrën e bërjes opozitë të bashkëshortit të saj Ilir Meta.

Teksa bëri një rezyme të opozitës së saj në krye të kësaj force politike ajo përmendi edhe gabimet e saj ne vendimet e marra në atë kohë.

Ajo tha se Meta është një politikan që njeh shumë mirë realitetin politik shqiptar, njeh kundërshatrët dhe mund të bëjë edhe i vetëm një opozitë shumë të fortë.

”Faktet treguan se qëndresa e tij e fortë apo kundërshtimi permanent që ai i bëri bojkotit të zgjedhjeve lokale apo djegies së mandateve, tregoi se ai kishte të drejtë, tregoi që është vizionar dhe që e njeh politikën.

Çfarë tha ai doli, pavarësisht se ne mund të ishim euforik në djegien e mandateve”, tha Kryemadhi.