“Çfarë të të përqafosh ty, je e pabesë”- Debat i ashpër mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit në BBVIP! Moderatorja: Ke bërë super aktrim dhe e hëngrëm të gjithë

Mëngjesi i ditës së sotme (29 dhjetor), në shtëpinë e Big Brothe Vip 4, ka nisur me debate mes dy konkurrenteve, Rozana Radit dhe Gerta Gixharit.

Gerta pretendon se Rozana aktron në shtëpinë vip, kurse kjo e fundit nuk e pohon. Rozana iu drejtua gazetares duke i thënë se është e pabesë dhe nuk e konsideron për lojën që bën.

Pjesë nga debati:

Rozana: Me ty do e fitoj Big Brother. Me gjithçka të përball

Gerta: Duartorikteni pak

Rozana: Ik mi Gerta

Gerta: Dje ke bërë një super aktrim dhe e hëngrëm të gjithë. Është e dyta herë që e hamë. Tani unë nuk të besoj më

Rozana: Nuk jam këtu të më besosh ti

Gerta: Edhe Xumi çfarë s’të tha

Rozana: Çfarë më tha Xumi mua moj llafazane, moj e pabesë

Gerta: Mbaje moj një ditë

Rozana: Moj e pabesë që pret të të përqafojnë. Çfarë të të përqafosh? A përqafohesh ti moj? Zemër nuk ke, por edhe stomakun e ke gjysmë. Je njeri me gjysmë stomaku.

Gerta: Ti që fal kaq shumë, pse nuk u ngrite të më përqafoje. Fal Xumin, fal Jozin…

Rozana: Fal njerëzit që dinë të kërkojnë falje

Gerta: Deri dje çfarë të kam bërë unë ty

Rozana: Nuk më pëlqen si njeri, nuk më pëlqejnë mendimet e tua, nuk të konsideroj dhe nuk të vlerësoj fare për lojën që bën këtu. Nuk më pëlqen të të përqafoj

Gerta: Edhe kur më vjen mesazhi i çunit prapë nuk të pëqen të më përqafosh

Rozana: Ti qenke fare, po ik o goc tani